Mungesa e Chiellinit do të vërehet shumë

Mungesa e Chiellinit do të vërehet shumë

Ish-mesfushori i Interit, Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo beson që Interi është i vetmi klub i cili mund ta ndaloj Juventusin.

“Zonja e Vjetër”, që nga viti 2011 e ka fituar titullin e kampionit të Italisë dhe është kandidati kryesor për ta fituar përsëri.

Pirlo foli në konferencën për shtyp dhe tha se është kënaqësi të jesh këtu për shkaqe të rëndësishme. I pyetur për kampionatin tha se Interi është në krye edhe pse ende është herët.

 “Tash Interi është në krye edhe pse kampionati sapo ka filluar dhe afati kalimtar do të përfundoj sot. Interi është i vetmi klub i cili mund të luftoj me Juventusin deri në fund”, deklaroi ai.

Pirlo gjithashtu foli edhe për Chiellinin dhe Higuain. “Mungesa e Chiellinit do të vërehet shumë, sepse është kapiten dhe lider”, shtoi ai. Sipas tij Higuain është lojtari i duhur për të qenë në krah të Ronaldos, ngase di si të luaj për skuadrën dhe mund të shënoj gola dhe të bëj asistime.

Italiani foli edhe për problemet që ka Milani. “Trajneri ka ndryshuar dhe ky është vetëm fillimi. Mendoj se Giampaolo është vendimi i duhur. Maldini dhe Boban janë duke bërë mirë, ky është limiti i tyre”, përfundoi ai.

Pirlo tha se në fund të shtatorit do të marrë pjesë për të qenë trajner dhe do të sheh nëse ndonjë skuadër është e interesuar për të.