Pishina do të punojë sikurse ditëve tjera

Pishina do të punojë sikurse ditëve tjera

Edhe gjatë ditëve sa do të mbahet festivali Sunny Hill, më datat 02/03/04.08.2019 në parkun e Gërmisë, pishina e Gërmisë do të punojë normalisht dhe do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.

Hyrja në pishinën e Gërmisë do të jetë e njëjtë sikurse gjatë gjithë sezonit.

“Me qëllim të shmangies së tollovisë, ftohen qytetaret që të shfrytëzojnë transportin publik për të arritur deri në pishinen në Gërmi”, bëhet e ditur në njoftimin e pishinës së Gërmisë.

Më 2, 3 dhe 4 gusht, do të mbahet festivali “Sunny Hill”, festival ky që mbledh emra të njohur jo vetëm vendorë, por edhe ndërkombëtarë. Sunny Hill ka konfirmuar disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës, sikurse Miley Cyrus dhe Calvin Harris, Gashi, Karma Kid, Kayma Aksell, Tchako, Ledri Vula, Lumi B, Lluni, Kida, Yll Limani, Mc Kresha&Lyrical Son, Elvana Gjata, Xuxi, Bojken Lako, e shumë emra të tjerë.