Mbrojtësi I krahut polaku Lukasz Piszczek ka vazhduar kontratën me klubin e tij

Mbrojtësi I krahut polaku Lukasz Piszczek ka vazhduar kontratën me klubin e tij

Kontrata e re do ta mbajë mbrojtësin në Signal Iduna Park deri në fund të sezonit 2018-2019. Ai u bashkua me klubin në vitin 2010, dhe ka qenë pjesë kyçe e skuadrës qysh nga atëherë.

31 vjeçari ka luajtur 31 nga 39 lojët e klubit të tij gjatë këtij sezoni, duke shënuar 5 gola dhe duke ofruar edhe 2 asiste të tjera, shkruan rtv21.tv.

Drejtori i sportit të Dortmundit Michael Zorc ka deklaruar: “Piszczu është një profesionalist i shkëlqyer, që e bën model për të gjithë futbollistët e rinj”.

Dortmund do të përballen me rivalët e përbetuar Bayern Munich në klasiken gjermane gjatë ditës së diel./21Media