Pritet të kthehet te Juventusi

Pritet të kthehet te Juventusi

Futbollisti kroat është larg formës që pritet nga ai.

Marko Pjaca është kthyer në një temë diskutimi te Fiorentina, për formën e dobët që po tregon.

I transferuar në Firence në formë huazimi për dy milionë euro me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro nga Juventusi, futbollisti nuk ka arritur të bindë që ta blejnë përfundimisht nga Juve.

Gjithsesi, 23-vjeçari ka edhe katër javë kohë për të ndryshuar mendjen e drejtuesve vjollcë dhe për të përcaktuar të ardhmen e tij, në të kundërt kroati do të rikthehet te Juventusi që në janar.