Ai nuk e ka harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve

Ai nuk e ka harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve

Futbollisti i njohur, Miralem Pjanic nuk pranon t’i prekin trajnerin dhe të kritikojnë Juventusin, edhe pse tashmë ka dalë nga Championsi, duke kaluar edhe një sezon pa trofeun e shumëdëshiruar.

“Më duket mungesë respekti të thuash diçka negative për këtë Juventus. Shumë njerëz flasin në ajër, pasi nuk marrin vesh nga futbolli. Sigurisht që ne si ekip mund të përmirësohemi në shumë aspekte, por kemi njerëz e një trajner të përgatitur pranë, ndaj dimë se çfarë duhet bërë për sezonin tjetër”, ka theksuar Pjanic.

Boshnjaku nuk e ka harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve. Lidhur me sfidën e dyfishtë ndaj Ajaxit, mesfushori bardhezi ka thënë: “Dolëm nga kompeticioni sepse rivali përfitoi nga mungesat tona. Kur përmendet ‘fati’, është pikërisht në lidhje me këtë aspekt. Nuk është justifikim, ndaj le të punojmë për të bërë më mirë edicionin e ardhshëm”.