Loja po zhvillohet në Uells

Loja po zhvillohet në Uells

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet klubit uellsian, The New Saints – TNS dhe Feronikelit, në fazën e parë të Ligës së Kampionëve.

Asnjëra nga ekipet nuk kanë shënuar gol në pjesën e parë, lojë kjo e cila po zhvillohet në Uells, përcjell rtv21.tv

Përkundër që ekipi vendas pati më tepër topin, ishte Feronikeli që pati një tentim më tepër në drejtim të portës së kundërshtarit, gjithsej katër.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Loja kthyese luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./21Media