Istogu me shtatë gola epërsi

Istogu me shtatë gola epërsi

Istogu është në epërsi ndaj Vushtrrisë, në pjesën e parë të ndeshjes së finales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Pjesa e parë e kësaj finale përfundoi me rezultat 13:20 , në favor të Istogut, përcjell rtv21.tv

Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe transmetohet drejtpërsëdrejti në RTV 21 Plus.

Me fillim nga ora 19:15 do të zhvillohet edhe ndeshja finale e hendbollit në kategorinë e meshkujve, ku do të përballen Prishtina me Kastriotin./21Media

Image may contain: text