Kastrioti me tri gola epërsi

Kastrioti me tri gola epërsi

Kastrioti është në epërsi ndaj Prishtinës, në pjesën e parë të ndeshjes së finales së Kupës të Republikës së Kosovës në hendboll.

Pjesa e parë e kësaj finale përfundoi me rezultat, 12:15, në favor të Kastriotit, përcjell rtv21.tv

Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe transmetohet drejtpërsëdrejti në RTV 21 Plus.

KHF Istogu sot është shpallur kampion i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll, në kategorinë e femrave, pasi që ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat përfundimtar, 24:37./21Media