Kombëtarja e Kosovës katër gola në epërsi ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës katër gola në epërsi ndaj Izraelit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së hendbollit në mes të Kosovës dhe Izraelit, me rezultat përfundimtar 12-8 në favor të Kosovës.

Ndeshja ka filluar në 19:15 dhe është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshja është e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020” dhe Kosova po kërkon fitoren e parë në kualifikime.

Kombëtarja të hënën është kthyer nga Stambolli dhe të martën ka zhvilluar përgatitjet e fundit në Prishtinë para ndeshjes me izraelitët./21Media