Kosova me dominim të plotë ndaj Maltës

Kosova me dominim të plotë ndaj Maltës

Gjatë pjesës së parë Kosova veç golit të shënuar, ka pasur paraqitje shumë të mirë, me dominim të plotë të lojës ndaj Maltës.

Goli i Kosovës erdhi në minutën e 30-të, pas një kombinimi të mirë në mes Berishës e Kolollit dhe shënoi Kololli. Kosova ka pasur shumë raste të mira shënimi, rastet më të mira i pati Muriqi, i cili nuk arriti ta mposht i vetëm portierin e Maltës, kurse Zhegrova i pafat goditi shtyllën e Maltës.

Ndeshja është duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky është takimi i tretë i Ligës së Kombeve, nga dy takimet e para Kosova ka 4 pikë, me një fitore dhe një barazim.