FSK-ja intervenoi menjëherë

FSK-ja intervenoi menjëherë

Sot, rreth orës 06:40, në rrugën Gjakovë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës, njofton Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate.

“Intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të FSK-së, duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.”, thuhet në komunikatën e MM-së.

FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla./21Media