Dorëheqje pas akuzave për ngacmime seksuale

Dorëheqje pas akuzave për ngacmime seksuale

Ylli i operës Placido Domingo, ka dhënë dorëheqje si drejtor i përgjithshëm i Operës së Los Angeles pas deklaratave të shumta për ngacmime seksuale të raportuara nga Associated Press.

Domingo tha se deklaratat kanë “krijuar një atmosferë në të cilën aftësia ime për të shërbyer në këtë kompani që e dua kaq shumë është prishur“.

Bordi i drejtorëve të operës tha në një deklaratë të ndarë se ai performoi më shumë se 300 herë në 31 role të ndryshme.

Domingo ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm që nga viti 2003./21Media