Plaçkitësit janë në arrati

Plaçkitësit janë në arrati

Një çift të moshuarish në Vlorë është plaçkitur gjatë natës nga tre persona të paidentifikuar.

Ka qenë vetë R. O, 81 vjeç që ka bërë denoncimin në polici. Ai tha se në shtëpinë e tij në lagjen “1 Maji”, ku 81-vjeçari ndodhej vetëm me bashkëshorten S.O, 75 vjeçe, kanë hyrë tre shtetas ende të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë në banesë disa sende të ndryshme si varëse, dy aparate celular dhe një shumë vlerash monetare.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.