Prokuroria e Pejës jep detaje

Prokuroria e Pejës jep detaje

Është plaçkitur të shtunën shtëpia e policit të ndjerë Izet Demajt, i cili ka rënë në detyrë vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për portalin rtv21.tv konfirmoi rastin dhe tha se po punohet intensivisht per identifikimin e te dyshuarve.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar Policinë e Kosovës t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për këtë çështje penale”, tha Nikçi.

Sa i përket vlerës së dëmit, ai tha se në këtë fazë nuk mund të japin më shumë detaje për shkak të hetimeve.

Ndërsa zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra tregoi për rtv21.tv se të shtunën (26 tetor) në të njëjtin fshat ka ndodhur edhe një rast tjetër i vjedhjes.

“Do të thotë ishin dy raste të veprës penale , vjedhje e rëndë’ të cilat jemi duke i hetuar”, tha ai.

Polici Izet Demaj u qëllua për vdekje më 27 dhejtor të vitit 2018 gjatë një grabitje që ndodhi në Istog. Në janar të vitit 2019 Demajt iu ëshë ndarë urdhëri “Hero i Kosovës”./21Media