19 vjeçari është arrestuar nga policia, gjyshërit janë jashtë rrezikut për jetë

19 vjeçari është arrestuar nga policia, gjyshërit janë jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot banorët në zonën e Freskut në Tiranë . Nipi plagosi me thikë gjyshërit e tij, pas një konflikti.

Sipas policisë, 19 vjeçari i ka kërkuar gjyshërve, Hajrie e Shaban Agai, 2 mijë lekë të vjetra, por këta të fundit kanë refuzuar. Ai tentoi t’ua marre paratë me dhunë, por ka hasur ne rezistencën e te moshuarve. Në ato momente ai ka nxjerr nje thikë dhe i ka goditur, duke i lënë të dy të plagosur.

I riu ka mbyllur gjyshin në një dhomë me çelës e pasi ka dalë jashtë shtëpisë, duke iu drejtuar një banke aty pranë me thikë në dorë ka hyrë brenda. Beniamin Kaso u ka thëne punonjësve se kishte vrarë gjyshin e gjyshen, duke kërkuar të lajmërohej policia, raporton Vizionplus.

Sipas policisë gjyshja e gjakosur ka mundur te dalë jashtë, duke u përpjekur t’i marre çelësat nipit.

Me pas banorë te zonës u kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarve, duke i transportuar në spital. Ata ndodhen jashtë rrezikun per jetën.

19-vjecari Benjamin Kaso, është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje per ngjarjen.