Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor

Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor

Sot në rrugën “Ibrahim Lutfiu” afër gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë pas disa të shtënave me armë zjarri janë plagosur 2 persona, ka njoftuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Ibrahim Lutfiu ne Prishtinë. Me te dale ne vend ngjarje policia konstatuar se behet fjale për plagosje me arme zjarri ku janë plagosur dy persona”, ka thënë Borovci për rtv21.tv

Borovci tutje ka thënë se personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar./21Media