Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti në fshatin Qafëzez, në Korçë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti në fshatin Qafëzez, në Korçë

Referuar informacionit paraprak të policisë “në ambjentet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ç, 50 vjeç, banues në Qafëzez”.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./oranews