Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Graçanicës

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Graçanicës

Djali i vogël i kryetarit të Shtimes, Naim Ismajli është lënduar nga një plumb qorr.

E gjitha ka ndodhur brenda një lokali në afërsi të Graçanicës, ku djali i Ismajlit ka marrë lëndime pas një incidenti që ka ndodhur në po atë lokal.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe vetë kryetari Naim Ismajli. Ai ka thënë se djali i tij ka qenë me shoqëri dhe ka qenë mysafir në atë lokal ku ka ndodhur rasti, ku është lënduar nga një plumb qorr.

“Është djali i vogël, ka qëlluar me shoqëri nuk është i përfshirë në rastin e incidentit, ka qenë thjesht mysafir në atë objekt dhe është lënduar. Ka goditje të një plumbi qorr. Ka qëlluar me shoqëri atje, s’ka qenë në vend edhe me qëlluar por… ka shpëtuar sepse është lëndim i lehtë”, ka thënë Ismajli.

KALLXO.com ka kërkuar edhe nga policia detaje në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve./kallxo.com