Persona të panjohur e therin me thikë të miturin

Persona të panjohur e therin me thikë të miturin

Një person i mitur është therur me thikë nga disa persona, mbrëmë rreth orës 22:00 në Kaçanik.

Viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

“Viktima mashkull i mitur K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që i njëjti sipas tij është therur me thikë nga persona të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se viktima pas tretmanit mjekësor është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media