Plagoset një person në Prishtinë

 
Sot rreth orës 12:00 një person është plagosur me armë zjarri. Viktima raportohet se ka kërkuar ndihmë në QKMF në rrugën, “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
“Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur verzioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar”, ka thënë ajo për rtv21.tv.
Përderisa personi i plagosur po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për ndriçimin e rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në rast./21Media

Back to top button