Plagoset një person në Prishtinë, policia jep detajet

Viktima është dërguar në spital

Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “5 maji” në Prishtinë, saktësisht në afërsi të Rrethit të Flamurit, ka pasur të shtëna me armë zjarri ku është plagosur një person.

Sipas policisë personi me inicialet M. G, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është plagosur dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

“Mbështetur në informacionet e mbledhura nga tereni dhe në bazë të hetimeve preliminare, dyshohet se një person i dyshuar i cili ishte në një veturë, e cila ishte në lëvizje, me armë zjarri ka shtënë disa herë, në drejtim të viktimës dhe katër personave të tjerë, të cilët gjithashtu ishin në veturën e tyre, duke lëvizur në rrugën e sipërshënuar”, ka njoftuar policia duke e cilësuar rastin si vrasje në tentativë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./21Media

Back to top button