Plagoset një person në Viti

Nga një përleshje në Germovë të Vitisë është plagosur një person

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Germovë të Vitisë ka mbetur i plagosur një person. Sipas Policisë, pas një përleshje mes disa personave, ku është përdorur edhe arma e zjarrit, ka mbetur i plagosur viktima, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

”Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dy vetura dhe si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe një plumb i pashkrepur. Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia./21Media

Back to top button