Plagosja në Duplex, suspendohen dy zyrtarë policorë

Dyshohet se policët keqpërdorën pozitën zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ), të cilët ishin afër vendit ngjarjes gjatë plagosjes në diskotekën Duplex.

Suspendimi është bërë pasi Departamenti i Hetimeve ka analizuar informacionet dhe disa video-incizime që janë siguruar nga kamerat e sigurisë në vendin e incidentit.

Departamenti i Hetimeve ka kërkuar informacione nga Policia Kosovës lidhur me veprimet/reagimet apo mos veprimet eventuale nga zyrtarët policorë që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes sipas detyrës zyrtare apo edhe jashtë detyrës zyrtare. Ky rast, bazuar edhe në  ligjin të IPK-së është iniciuar sipas detyrës zyrtare (ex officio). Më 18.11.2019 nga IPK është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ) me inicialet G.P dhe I.H deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas tyre, në koordinim më prokurorinë kompetente rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt me dyshimin se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./21Media

Back to top button