Ahmeti ngushëllon familjen e viktimës

Ahmeti ngushëllon familjen e viktimës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngjarjes në Lagjen Mati 1.

Ahmeti me shqetësim ka pranuar lajmin për ngjarjen ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Ahmeti tha se Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar.

Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Në emër të Komunës, kryetari u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen”, shkroi tutje Ahmeti./21Media