Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot rreth orës 09:30 në rrugën ”Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.
”Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti./21Media

Back to top button