I dyshuari në arrati

I dyshuari në arrati

Një person është plagosur me armë zjarri dje rreth orës 01:35 në kryeqytet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe nga të shtënat është plagosur viktima në këmbë.

I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve”, thuhet në raportin e policisë.

Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./21Media