Plagosje në Ferizaj, viktima në QKUK

Nuk dihen rrethanat e rastit

Dje në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Babaush të Ferizajt.

Sipas policisë në rrethana të panjohura një person është plagosur në këmbë dhe i njëjti po trajtohet në QKUK.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti në rrethana të panjohura, në një lokal është plagosur në këmbë me armë zjarri, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të armës”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policor./21Media

Back to top button