Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Një person është plagosur mbrëmë rreth orës 22:10 me amë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, pas një zënke me dy persona të dyshuar, meshkuj K/Shqiptarë, është sulmuar me armë zjarri nga njëri prej të dyshuarve, me ç’rast është plagosur në këmbë”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima fillimisht ka marrë tretmanin mjekësor në qendrën mjekësore të Klinës e më pas dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal – Pejë.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.

Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse i dyshuari tjetër është në arrati./21Media