''Kemi mendu të hapet zyra e ankesave për qytetarët pranë ATK-së''

”Kemi mendu të hapet zyra e ankesave për qytetarët pranë ATK-së”

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Daut Haradinaj i ftuar në Debat Pernime ka thënë se ky koalicion ka  hartuar programin ekonomik për punësim.

Sipas tij, në vitin e parë të qeverisjes së këtij koalicioni do të krijohet një fond me vlerë rreth 300 milionë euro.

Ne kemi paraparë dikun 22 pika priamre sipas meje edhe sipas ekspretve të ekonomisë në Aleancë është edhe fondi për punësim dhe zhvillim i cili parashihet të krijohet qysh në vitin e parë të qeverisë. Një fond që shkon me nië vlerë rreth 300 milionë, është paraparë eliminimi i barrierave të cilat veç se invesitorët e huaj i kanë pas ato duhet te elimonohen. Kemi mendu të hapet zyra e ankesave për qytetarët pranë ATK-së, kemi mendu që të ketë zona të lira ekonomike sikur është rasti në hyrje e Prizrenit dhe Gjakovës, si dhe në të gjitha qytetet e mëdha të cilat po quhen qendra regjionale”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka thënë se me qeverisjen e koalicionit AAK-PSD, për çdo punësim të ri taksa do të ulet në 0%, ndërsa ai që e punëson një të ri ose të re taksa ekzistuese do të ulet në 4% brenda një viti. /21Media