Prioritete e AAK-PSD për Shëndetësinë

Prioritete e AAK-PSD për Shëndetësinë

Kandidatja për deputete nga AAK-PSD, Besa Baftiu, në emisionin ” Debat Përnime”, shpalosi planin e Vetëvendosjes për Shëndetësinë, shkruan rtv21.tv

Ajo tha se qëllimi i Qeverisë së Haradinajt është krijimi i shërbimeve kombëtare shëndetësore për qytetarët.

Kolaiconi AAK-PSD do të themeloj sherbimet kombëtare e shëndetësore, sherbime të cilat do të jenë në funksion të qytetarëve, dhe qytetarët do të marrin sherbime kualitative dhe pa pagesë. Sepse mendojmë  se shendëtsia publike është pergjegjësi shteterore“, ka thënë Baftiu.

Baftiu në fund ka deklaruar, se shërbimet kombëtare shëndetësore janë nevojë bazike për qytetarët, dhe se koalicioni AAK-PSD do të fuqizojë institucionin e mjekut familjar, institucialozioj kujdesin shëndetësor shtëpiak, si dhe do të themelojë ekipet mobile për shërbimet shtëpiake shëndetësore./21Media