Koalicioni Nisma- AKR- PD për prezantoi planin për arsim në DebatPernime

Koalicioni Nisma- AKR- PD për prezantoi planin për arsim në DebatPernime

Albulena Balaj Halimi nga ky koalicion në DebatPernime tha se nëse vijnë në qeveri sa i përket arsimit do t’u japë prioritet çerdheve. Ajo tha se ky subjekt ka në plan që hapësirat nëpër shkolla të cilat janë të lira të shfrytëzohen për si kopsht për fëmijët 0 deri në 4 vjet.

“E rëndësishme për Nismën Socialdemokrate në programin e vet janë edhe shkollat profesionale. Ajo që do të bëjë Nisma fillimisht është të hulumtojë tregun e punës se për çka ka më së shumti nevojë Kosova dhe pastaj mbi bazën e kësaj të hapë departamente të reja në shkolla profesionale, të ndryshojë ato nëse ka të tilla që nuk i duhen tregut të punës. Dhe më e rëndësishmja sigurisht që lidhet me shkollat profesionale është niveli i pestë , i cili në Kosovë ekziston ose është një numër fare i vogël që ekziston, niveli i pestë do të jetë njëra ndër prioritetet për Nismën”, tha Balaj Halimi.

Sa u përket universiteteve ajo tha se duhet të bëhet profilizimi i universiteteve jo secili universitet të ketë të njëjtat drejtime por sipas Nismës ato duhet të ndahen në bazë të kërkesave të punës./21Media