Prioritete e Vetëvendosjes për Shëndetësinë

Prioritete e Vetëvendosjes për Shëndetësinë

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Arben Vitia, në emisionin ” Debat Përnime”, shpalosi planin e Vetëvendosjes për Shëndetësinë, shkruan rtv21.tv

Ai tha se qëllimi i Qeverisë së Kurtit do të jetë ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm që do të sigurojë shërbime më cilësore pacientëve dhe kushte të dinjitetshme në vendin e punës.

“Prioritetet kryesore janë, e para sigurimet shëndetësore. Ato do të kryhen në vitin 2023 është reale, optimale në vitin 2022, mirëpo si duket ne do të duhet që për një vit të sanojmë edhe shumë probleme që i kanë paraqitë qeveritë paraprake gjatë këtij procesi. Ky proces do të fillojë menjëherë, qysh ditën e parë kur Albin Kurti e merr qeverisjen, po them Albin Kurti për arsye se ky është një proces shumë më kompleks dhe nuk mund ta merr bajrakun vetëm Ministria e Shëndetësisë, por duhet ta merr Qeveria e garant në këtë proces duhet patjetër që të dal edhe kryeministri i shtetit, por kjo duhet të paraprihet me dy parakushte kryesore të cilat janë sistemi informativ shëndetësor dhe protokollet shëndetësore”, ka thënë Vitia.

Vitia përmendi rritjen e investimeve në Shëndetësi dhe listën esenciale të barnave.

“Rritja e investimeve në Shëndetësi për 120 milionë euro gjatë mandatit të parë, duke fillu nga 30 milionë në secilin vit, ku 20 milionë do të jenë për paga dhe 10 milionë për investime tjera. Lista esenciale e barnave do të bëhet në bazë të protokolleve shëndetësore, sipas gjitha parametrave”, ka thënë Vitia.

Ai tha se një tjetër prioritet do të jetë rivitalizimi i klinikës Onkologjike dhe klinikave tjera./21Media