Planifikohet sjellja e mjekëve nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka mbajtur mbledhjen e tretë të Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi.

Siç njofton, Zyra e Kryeministrit në mbledhje, është diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, për çka prezent ka qenë edhe kryetari i komunës kryeqytetase, Përparim Rama.

“Për këtë në takimin e sotëm u prezantuan dhe diskutuan dy studime të fizibilitetit në sektorin e shëndetësisë. Studimi i parë, për Spitalin e Prishtinës, ishte përgatitur nga ICME dhe u prezantua nga kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama dhe zyrtarët e tij. Ndërsa, studimi i dytë, për ShSKUK-në, u prezantua nga z.Thomas Weismann, ekspert gjerman për ekonomikë shëndetësore, me titullin “Përmirësimi i infrastrukturës fizike të institucioneve të kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar””, thuhet ndër të tjera në komunikatë. 

Kurti, sipas komunikatës, ka diskutuar edhe për Udhëzimin Administrativ për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësor, për të cilën ka konsideruar se do të ndikojë në jetën e qytetarëve.

“Anëtarët e Komisionit janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë të mjekëve specialistë nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./21Media

Artikujt e ngjajshem

Back to top button