Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore

Disa persona, krushq me njëri-tjetrin kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sherri në qytetin e Peshkopisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, (krushqi me njëri tjetrin),  ku për pasojë janë dëmtuar lehtë.”, ka bërë të ditur policia.

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, raporton oranews.