Si prodhohet plastika?

Si prodhohet plastika?

Për shkak të dëmeve që bënë në mjedis, plastika është shumë e diskutueshme. Por pasi që është e lehtë dhe e përshtatshme për punë ajo bënë një rol shumë të madh në jetët tona dhe do të bëjë pjesë në jetët tona për kohë shumë të gjatë.

Këtu janë disa fakte që duhet t’i dini për plastikën:

Prodhimi klasik i plastikës bëhet me distilimin dhe rafinimin e lëndëve djegëse deri në hidrokarbure. Polimerë është termi shkencorë për plastikën dhe janë dy lloje të polimereve termoplastikat (80% të plastikës në botë) të cilat zbuten kur ngrohen dhe fortësohen prapë kur ftohen dhe lloji tjetër termoset të cilat nuk zbuten pasi që të marrin formën.

Po bëhen shumë përpjekje për të përmisuar plastikën që ajo të paktën për të njëjtat funksione të dëmtojë më pak ambientin.

Sa me i lehtë aq më mirë. Dobësimi i vëllimit të shisheve plastike është një sfidë momentale e cila kontribon shumë më pakësimin e plastikave që ndotin oqeanet dhe tokën. Gjithëashtu plastikat më të lehta janë më lehtë të transportueshme.

Kërkime të mëdha po bëhen që të mund të krijojmë ‘plastikë’ përmes elementeve natyrale ose materiale që riciklohen edhe nga vetë natyra. Deri më tani janë krijuar disa bioplastika por është vetëm një problem që shkakton mos përdorimin e madh të tyre dhe ai është çmimi shumë më i mad hi tyre që i detyron bizneset të përdorin prapë plastikat normale.

Riciklimi është një proces i cili mund të ndihmojë shumë ambientin. Por riciklimi nuk është i lehtë dhe nuk e bëjnë të gjithë. Europa në vitin 2016 ka ricikluar 31% të 26 milionë tonëve mbeturina plastike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 10% kurse pjesa tjetër e botës vetëm 9% sipas një studimi të bërë nga UN.

Related image

Rreth 12 milionë ton plastik çdo vit hedhen nëpër oqeane duke shkaktuar dëme shumë të mëdha për botën ujore si dhe vetë njerëzit./21Media