Pas pak nisen drejt Shqipërisë

Pas pak nisen drejt Shqipërisë

Grupi i tifozëve “Plisat” ka grumbulluar ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë.

Qytetarë të shumtë kanë dhuruar batanije, rroba të ndryshme, vaj, miell e shumë ushqime tjera për familjet e zonave të dëmtuara nga tërmeti. Grumbullimi i ushqimit, veshmbathjeve e batanijeve u bë në Fan Clun Plisat, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

 

“Plisat” kanë njoftuar në rrjetet sociale që në orën 15:00, do të nisen drejt Shqipërisë për t’i dhuruar ndihmat e grumbulluara.

Ata poashtu njoftuan se pjesë e aksionit u bë edhe humanisti Halil Kastrati, i cili duke e dëshmuar edhe njëherë vullnetin e tij të humanistit dhe përkushtimin kombëtar, kontribuoi me një sasi të madhe të ushqimit./21Media