"Plisat" kanë falënderuar të gjithë ata që dhuran ndihma për të prekurit nga tërmeti

“Plisat” kanë falënderuar të gjithë ata që dhuran ndihma për të prekurit nga tërmeti

Grupi i tifozëve ”Plisat” ishte një nga grupet më të organizuara për ndihmën në Shqipëri, pas tërmetit të së martës.

“Plisat” pasi morën lëvdata nga të gjithë për aksionin e tyre të pandalshëm, ata i kanë falënderuar të gjithë ata që dhuarun ndihma.

Në postimin e tyre ata kanë shkruar përveç tragjedisë që i ka prekur të gjithë ata janë mjaft të emocionuar me afersinë që e kanë ndjerë si grup me ata që ndihmuan.

Ata kanë njoftuar se pas konsultimeve me autoritetet shteterore, të gjitha ndihmat e grumbulluara në sallën “1 tetori” sot i kanë dorëzuar në kampin e krijuar në Prizren.

“Sot, nga salla 1 tetori i kemi dorezuar te gjitha ushqimet, veshmbathjet dhe gjerat higjienike ne kampin e Prizrenit dhe tash per tash perfundon aksioni yne i kesaj forme. Ne do te vazhdojme aksionin tone ne te gjitha format tjera te cilat na kerkohet, ne koordinim me autoritet shteterore te cilat tashmë duhet ta marrin situaten ne kontrolle. Shembull i tille ishte dergimi i psikologeve ne Shqiperi për trajtimin e te prekurve.Per te gjitha veprimet tona te radhes do t’ju njoftojme me kohe. Perhere te bashkuar, perhere te gatshem te sherbejme per shqiptaret ku do qe jane. Shqiperi te qofshim fale! Kosova eshte Shqiperi!  Nuk vonoi shumë dhe shqiptarët anë e mbanë botës filluan solidarizimin e tyre duke filluar të mbledhin të holla dhe jo vetëm. Njerëzit vullnetmirë kontribuan me shumëçka, duke filluar nga paratë, veshmbathjet, ushqim e çdo gjë tjetër që do t’u hynte në punë të prekurve nga kjo fatkeqësi“, kan shkruar “Plisat” në njoftimin e tyre.

Tifogrupi nga Prishtina, ”Plisat” që nga dita e marte janë mobilizuar në grumbullimin e ndihmave për t’i ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri dhe aktiviteti i tyre ka vazhduar edhe sot gjatë gjithë ditës në sheshin e Prishtinës. /21Media