Nuk po ndalen aktivitetet e "Plisave"

Nuk po ndalen aktivitetet e “Plisave”

Grupi i tifozëve ”Plisat” përmes një njoftimi në Facebook kanë bërë të ditur se është përmbushur nevoja për ushqime në sallën 1 Tetori.

Gjithashtu ata kanë bërë thirrje që sipas instruksioneve zyrtare, të gjithë njerëzit që vijnë për strehim në Kosovë, nga Shqipëria, të drejtohen për në qendrën e strehimit ne Prizren.

“Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të strehojnë familje nga Shqipëria, të drejtohen në Prizren, ku behet identifikimi, evidentimi dhe sistemimi i tyre, nga ana e FSK-së, policisë dhe shtetit te Kosovës”, kanë bërë të ditur Plisat në njoftimin e tyre në rrjetet sociale.

Para këtij njoftimi ”Plisat” kanë treguar se vazhdojnë të grumbullojnë ndihma nga vullnetarët ne sallen “1 Tetori”, deri në orën 00:00.

Grupi i tifozëve ”Plisat” kanë bërë të ditur se janë duke e administruar ushqimin dhe ndihmat e mbledhura deri në këto momente.

Tifogrupi nga Prishtina, ”Plisat” që nga dita e marte janë mobilizuar në grumbullimin e ndihmave për t’i ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri dhe aktiviteti i tyre ka vazhduar edhe sot gjatë gjithë ditës në sheshin e Prishtinës. /21Media