Nuk ndalen aktivitetet e "Plisave"

Nuk ndalen aktivitetet e “Plisave”

Grupi i tifozëve Plisat po vazhdojnë aktivitetin në grumbullimin e ndihmave ushqimore për të prekurit e tërmetit në Shqipëri. Në këtë aktivitet humanitar janë bashkuar edhe gastronomët nga Prishtina, të cilët po grumbullojnë ndihma në ushqim.

Tifogrupi nga Prishtina, Plisat, që nga dje janë mobilizuar në grumbullimin e ndihmave për t’i ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri dhe aktiviteti i tyre ka vazhduar edhe sot gjatë gjithë ditës në sheshin e Prishtinës.

Me ndihmat e grumbulluara, për Shqipëri janë nisur dhjetra automjete./21Media