Skerdi nis blerjet për fëmijën

Skerdi nis blerjet për fëmijën

Artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago dhe partnerja e tij, gazetarja Vesa Rama, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan rtv21.tv

Çifti kanë filluar përgatitjet për fëmijën që do të vijë në jetë.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Skredi zbuloi se ka dalë për të blerë karrocën e fëmijës me përshkrimin, “për zemrën”.

Skerdi në muajin gusht ka dhënë lajmin se do të bëhet baba për herë të parë. Këtë artisit e ka bërë të ditur në Instagram ku ka publikuar një fotografi të fejuarë së tij, Vesa Ramës e cila ka shfaqur barkun e fryrë.

Ndryshe, “T’lutem” është projekti i fundit muzikor nga Skerdi në bashkëpunim me këngëtaren, Mimoza Shkodra. Kënga ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube./21Media