Plumbi ia shkatërroi fytyrën

Plumbi ia shkatërroi fytyrën

Një adoleshente nga Ukraina pësoi lëndime të rënda në fytyrë, pasi u gjuajt aksidentalisht me pushkë gjuetie nga shoqja e saj, teksa po bënin selfie me të.

Polina Gordik, 17-vjeçare u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja tronditëse ndodhi në fshatin Komyshuvakha në rajonin e Zaporizhia të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, Polina po merrte pjesë në një ndejë në shtëpinë e shoqes së saj të ngushtë më 21 gusht, kur ndodhi incidenti. Gjatë ndejës, shoqja e saj, Veronika, 16-vjeçare, solli pushkën e gjuetisë së babait të saj dhe e luti ta bëjnë një selfie me të.

Cilindri i pushkës ishte lartë dhe kur ato e vendosën atë në mes tyre dhe po pozonin, papritmas u hap zjarri. Plumbi e goditi atë në hundë, duke shtypur kockat në fytyrën e saj, raportojnë mediat e huaja.

Valery Tsaryov, kreu i Qendrës për Kujdes Intensiv u tha mediave lokale se ajo ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë, por u kujdesën për të dhe gjendja e saj u stabilizua, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Nëna e Polina’s, Antonina Gordik tha se ishte e shokuar kur e pa vajzën e saj.

“Gjysma e fytyrës së saj mungonte”, deklaroi ajo.

Ajo tregoi se mjekët ia hoqën syrin e majtë, sepse nuk arritën ta shpëtojnë.

Policia po merret me rastin dhe po heton se a ka qenë arma me leje a jo.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Veronika dhe prindërit e saj mund të burgosen deri në pesë vjet, nëse shpallen fajtorë.

Të gjithë miqtë e saj janë të shokuar me rastin./21Media