I rrëmbeu rrjedha e ujit

I rrëmbeu rrjedha e ujit

Dy persona i ka rrëmbyer rrjedha e lumit Vjosa duke shkaktuar vdekjen e njërës prej tyre. Ndërkohë tjetra është transportur në spital.

Ngjarja është shënuar pranë fshatit Dragot, të bashkisë së Tepelenës.

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër./oranews