Flori premton projekte të reja

Flori premton projekte të reja

Njëri ndër kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, Flori Mumajesi, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. Përveç se mungoi me projekte, artisti shumë i dashur shqiptar nuk ishte aktiv as me postime në rrjete sociale.

Para pak ditësh festoi ditëlindjen, me këtë rast pranoi urime të shumta nga personat më të dashur, familjarët, miqtë e ndjekësit e tij të shumtë. Sot, përmes një videoje u shpreh mirënjohës ndaj fansave të tij dhe premtoi se së shpejti do të rikthehet me projekte të reja, transmeton rtv21.tv

U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur pak instiktin e postimeve. Por s’kam humbur diçka që mendoj është shumë e rëndësishme, mirënjohja. U jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë uruar. Çdo urim ka qenë një përqafim, motivim për të qenë sa më shpejt pranë jush, qoftë fizikisht, qoftë si Flori nëpërmjet muzikës”, tha ndër tjerash Flori dhe videon e shoqëroi me mbishkrimin “Faleminderit, ju do Flori”.

 

View this post on Instagram

 

FALEMINDERIT Ju do Flori ♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Projekti i fundit i Florit është “Mori”, që numëron mbi 32 milionë klikime./21Media