Deda: Na jemi hala superior, mundemi me qenë në tavolinë me Serbinë

Loading...

Deda: Na jemi hala superior, mundemi me qenë në tavolinë me Serbinë

Në emisionin debatues, Click të RTV21, ishte i ftuar deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda.

Deputeti Deda u shpreh që nëse Kosova do të ishte njëzëri nuk do të vinte në konsideratë të diskutohej me Serbinë për territor.

Me qenë na njëzëri, 100% njërzëri që jemi , s’vjen në konsiderim me fol për territor ish mbyllë kjo temë, e manej Vuçiqi le të bënë çka të dojë. Ai mundet me fol qishtu qysh flet sepse e ka një aleat në Prishtinë, mos me pas pasë atë aleat në Prishtinë kishte qenë tema tjetër.”, tha Deda.

Sipas tij, Kosova mundet me qenë ende superiore në tavolinë me Serbinë, pëcjell rtv21.tv

Unë mendoj që na jemi hala superior, mundemi me qenë në tavolinë me Serbinë. Pse duhet me fol na për Kushtetutën e Kosovës, jo ne duhemi me bisedu për gjëra të tjera, çështje bilaterale. Kushtetuta e Kosovës nuk është çështje bilaterale me Serbinë. Normalizimi i raporteve është qysh kemi me i pasë marrëdhëniet normale në mes të dy shteteve, në rregull ato janë bilaterale. Na duhemi me dal në këtë rrafsh për të diskutuar.“, tha ai./21Media