Festa vazhdon në sheshin "Skëndërbeu"

Festa vazhdon në sheshin “Skëndërbeu”

Simpatizantë të shumtë të Vetëvendosjes po festojnë rezultatin preliminar të zgjedhjeve, ku prin Vetëvendosje, e që pasohet nga LDK-ja. Lideri i VV-së, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër, e shpalli fitoren e kësaj partie.

Kësaj feste iu bashkuan edhe mërgimtarë të shumtë, që kanë ardhur nga diaspora për të votuar në këto zgjedhje. Ata u shprehën të entuziazmuar me rezultatin e zgjedhjeve, shkruan rtv21.tv

Pak para festës në sheshin “Skëndërbeu”, lideri i VV-së, Kurti tha se sonte do të festohet në këtë shesh, ndërsa nga nesër do të fillojnë përgatitjet për formimin e Qeverisë së re.

Ai falënderoi qytetarët e Kosovës që ushtruan të drejtën e tyre demokratike për votë të lirë. Falënderoi gjithashtu edhe aktivistët e Vetëvendosjes nga qendrat e tyre në mërgatë që kanë punuar e udhëtuar në mënyrë që të kurorëzojnë këtë fitore, duke theksuar se në të ardhmen do t’ua mundësojmë votimin nëpër ambasada mërgatës sonë./21Media