"Së shpejti"

“Së shpejti”

Rep-artistja e mirënjohur nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, pas sukseseve të shumta të këngëve paraprake, po vjen me këngë të re. Kjo u kuptua nga një storie që u publikua në Instagram nga një mike e saj, në studio ku Tayna po punon për këngën e re. Nga mbishkrimi i fotografisë po nënkuptohet se kënga e re publikohet së shpejti, transmeton rtv21.tv

“Komt kallxojnë çka po vjen. Së shpejti”, ishte mbishkrimi i stories.

Para dy jave, rep-artistja lëshoi një freestyle, e dëshmoi se është e mahnitshme me lojën e fjalëve. Ky projekt arriti mbi 1 milion e gjysmë klikime./21Media