Mediat turke po shkruajnë për Gentën

Mediat turke po shkruajnë për Gentën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka disa ditë që ndodhet në Stamboll të Turqisë, shkruan rtv21.tv

Gazeta turke “Hurriyet”, ka shkruar se Genta Ismajli është në Stamboll për të bërë një duet me një nga artistët më të njohur të Turqisë.

Këngëtarja nuk e zbuloi emrin e artistit, mirëpo ka thënë se “Po vjen një befasi e madhe”.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares është “Zjarr”. Deri tani kënga numëron më shumë se dy milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media