Zbulohet data e publikimit të këtij projekti

Zbulohet data e publikimit të këtij projekti

Nënë e bijë, dy këngëtaret e mirënjohura shqiptare, Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu, të mërkurën do ta publikojnë bashkëpunimin e tyre të radhës. Kënga mban titullin “Çikat beqare” dhe është një dedikim i bukur për marrëdhënien mes nënës dhe vajzës, që pritet të pëlqehet nga publiku. Kënga është ritmike dhe vjen në kuadër të xhirimeve të programit festiv për vitin e ri.

“Deshti Fati”, “Dasma e nipit”, “Nuse Kosovare”, “Çika e hastretit”, “Kah dera jote”, “Vallja e nuses”, “Princesha e vëllaut tonë”, janë disa nga bashkëpunimet e suksesshme nga Shyhretja dhe Engjëllusha, ndërsa pritet që shumë shpejt të vijnë edhe me një projekt të ri./21Media