Po vjen panairi EXPOKOS

“Porta e Ballkanit” nga 16 prilli në Prishtinë

Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS, është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, që i dedikohet ndërtimit, energjisë, makinerisë dhe mbrojtjes e sigurisë i cili mbahet në Kosovë.

Me mbi 16 mijë pjesëmarrës deri më tani, EKSPOKOS-i si panair është bërë vendtakim i rëndësishëm për Ballkanin. Bizneset e vendosura në Ballkan dhe ata që synojnë tregun e Ballkanit tani po takohen në EXPOKOS.

I njohur si “Porta e Ballkanit”, takimet B2B në edicionet e kaluara ne panairin EXPOKOS u vlerësuan si më efektive dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e panairit edhe ne kete edicion.

Deri më tani ekspozues në panairin EXPOKOS janë kompani nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Gjermania, Sllovenia, Italia ndërsa nga Turqia vjen pavijoni i kompanive turke me një hapësirë ekspozuese rreth 300m².

Panairi EXPOKOS organizohet për herën e 18-të dhe mbahet më 16 – 18 prill 2019, Pallati i Rinisë – Prishtinë.

Back to top button