Filmi me tregim nga paslufta e Kosovës është koproduksion me Zvicrën

Filmi me tregim nga paslufta e Kosovës është koproduksion me Zvicrën

Projekti filmik i titulluar “Zgjoi” trajton ngjarje të bazuara në personazhe reale në Kosovën e pasluftës, duke i treguar pasojat e luftës së fundit. “Zgjoi” që për regjisore e skenariste ka Blerta Bashollin, tashmë është në fazën e xhirimit. Veçanti është fakti që ky film ka marrë mbështetje nga katër shtete, duke përfshirë Zvicrën si dhe një televizion zviceran, që për herë të parë janë bashkëprodhues të një filmi kosovar./21Media